DYLON

700 TË SHËRUAR DHE 836 RASTE ME COVID-19!

700 TË SHËRUAR DHE 836 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.133 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 836 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç).

EkoHigjiena

Numri total i rasteve pozitive është 85.334 raste nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.813 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 700 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 70.587 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.934.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 279 raste, Gjilan 74 raste, Gjakovë 60 raste, Podujevë 54 raste, Ferizaj 49 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 34 raste, Kamenicë 32 raste, Lipjan 30 raste, Klinë 16 raste, Obiliq 14 raste, Viti 13 raste, Deçan 9 raste, Istog 9 raste, Kaçanik 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Drenas 5 raste, Prizren 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste dhe me nga një rast Dragash, Kllokot dhe Ranillug. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.