Gjilani në udhëtim ka mundur Dukagjinin me rezultat 4 me 2. Një fitore meritore në një ndeshje me shumë gola, ka bërë që skuadra e Gjilanit të mbetet në Superligë, pasi me pikët e grumbulluara nga fitorja e xhiros së fundit, iu shmang pozitës së barazhit, aty ku e la Feronikelin që mbijetesën do ta kërkojë në lojën e barazhit.
Në ndeshjen e luajtur në Klinë, futbollistët e skuadrës kuq e bardh nga Gjilani, përmbysën disavantazhin e pjesëlojës së parë, 2:1, në rezultatin final 2:4. Golat për skuadrën gjilanase i shënuan: Senad Jaroviq (2 gola), Donaldo Açka dhe Edi Basa, derisa për vendësit shënuan Blerind Morina dhe Osman Mëziu.
Gjilani e mbyll këtë kampionat me 45 pikë. Për më tepër, Gjilani ngritët edhe mbi Dukagjinin, pra në pozitën e gjashtë, ndonëse ka pikë të barabarta me të. /2LONLINE/