Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës, ku është bërë vlerësimi i situatës me virusin në dy ditët e fundit.
Nënkryetari Arbër Ismajli tha se pavarësisht se numri i rasteve aktive me COVID-19 ka rënë në 139, ka kërkuar nga qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit, mbajtjen e maskës dhe mos grumbullimin.
Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 9398 mostra, 3436 kanë rezultuar pozitivë, 3193 janë shëruar, 107 të vdekur, 139 raste aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 19 persona dhe 190 mostra në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/