Në kuadër të javës së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll, po zhvillohen tri ndeshje. Njëra nga to ka peshën e rrugëtimit për titullin kampion (Llapi:Trepca 89′), ndërsa disa të tjerë në luftën për mbijetesë.
Në Gjilan po zhvillohet ndeshja Gjilani-Flamurtari, e cila në 45 minutat e parë përfundoi me barazim dhe pa gola.
Ndeshja u dominua kryesisht nga vendasit, duke rrezikuar me anë të Fiton Hajdarit e Ansi Nikës.
Ndërsa, nuk u vërejt as edhe një rrezik i vetëm serioz në portën e gjilanasve, të cilët duket se kanë synimin vetëm tek fitorja dhe sulmet.
Ndeshja po zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan me gjyqtarët Kreshnik Vula, Benon Kepuska, Safet Berisha, Arben Halilaj.