Gjilani ka shënuar fitore edhe në javën e pestë, të Superligës ës Kosovës në futboll, kësaj here si mysafire në Klinë, duke e mundur Dukagjinin me rezultat 0-1.
Ndonëse fitore minimale, pikët ishin të plotë me çka skuadra gjilanase, SC Gjilani, tani nga këto pesë xhiro ka 13 pikë dhe përforcohet edhe më shumë, në kreun e tabelës.
Skuadra e Zekirija Ramadanit edhe në këtë ballafaqim tregoi formën e saj të mirë, arriti fitore me golin e vetëm në këtë takim të shënuar nga Theophilus Solomon në minutën e 38-të të takimit.
Përndryshe, skuadra kuq e bardh takimin e radhës e ka me Prishtinën. /2LONLINE/