Gjilani ka zhvilluar miqësore përballë Trepçës ’89 në stadiumin e Mitrovicës “Riza Lushta”. Gjilani ka shënuar fitore minimale me rezultat të ngushtë, 0:1.
Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Kushtrim Shabani nga pika e bardhë në pjesën e dytë të lojës.
Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani pati mundësi të bëjë ndryshime në përbërjen e lojtarëve në të dyja pjesët dhe t’i testojë futbollistët e transferuar.
“Vlen të ceket se futbollistët e Gjilanit në takimin kundër Trepçës 89′, shfaqën formë të lartë duke zhvilluar një ndeshje të mirë dhe duke krijuar raste të mira shënimi”, thuhet ne raportin e klubit.
Në anën tjetër, ‘Minatorët’ në këtë takim u drejtuan nga Shpëtim Idrizi, teksa shumë shpejtë pritet të emërohet trajneri i ri.