DYLON

Dua Lipa krenare me prejardhjen, poston hartën e Ilirisë

Avatar photo Elife Sherifi

Këngëtarja me famë botërore, fituese e Grammy-t, shqiptarja Dua Lipa tregon respekt dhe mburrje për prejardhjen e saj.

Në fakt, Dua Lipa po vjen sërish në Kosovë, për të shijuar nga afër festivalin “Sunny Hill” të organizuar nga i ati i saj, Dukagjini.

Dua ndërkohë patriotizmin e saj nuk heziton që ta tregojë edhe përmes rrjeteve sociale, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë së fundmi.

EkoHigjiena

Ajo ka publikuar një video të shkurtër në InstaStory, ku ka shfaqur hartën e dikurshme të Ilirisë.

Në hartën në fjalë shihej edhe Dardania e dikurshme, Kosova sot, ndërsa prejardhja ilire duket të jetë një prej krenarive më të mëdha të artistes shqiptare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.