Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 4-të, në Albi Mall Superligën e Kosovës.
SC Gjilani ka shënuar fitore si vendës duke e mundur skuadrën Trepçën’89, me rezultat 3:1.
Për Gjilanin kjo ishte fitorja e tretë në këtë edicion, krahas një barazimi dhe aktualisht kryeson renditjen tabelare me 10 pikë të grumbulluara.
Kur jemi te loja, Gjilani u gjend në disavantazh pasi skuadra mysafire ishte ajo që avancoi me golin e shënuar nga Christian Mba, në minutën e 8-të.
Rezultati u barazua në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, kur qendërmbrojtësi Augustin Ameworlorna shënoi autogol.
Lojtari i skuadrës gjilanase. Elton Cale në minutën e 48-të shënoi për të kaluar skuadra kuqebardh në avantazh, derisa Mevlan Zeka në minutën e 65-të, shënoi për rezultatin 3 me 1, rezultat ky final i këtij takimi.
Përndryshe, në ndeshjen tjetër, Drenica ka shënuar fitore si mysafire në duel me Malishevën, me rezultat 2:1.
Skuadra tjetër gjilanase, FC Drita që bënë gara në Superligë, luan ndeshjen e kësaj xhiroje nesër në Ferizaj, kundër FC Ferizaj, derisa janë edhe dy ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, Llapi – Prishtina e Ballkani – Dukagjini. /2LONLINE/