DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit në 24 orë: Raportohen raste të vdekjes së dyshuar dhe të posedimit të paautorizuar të armës

Policia e Rajonit të Gjilanit në 24 orë: Raportohen raste të vdekjes së dyshuar dhe të posedimit të paautorizuar të armës
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të vdekjes së dyshuar dhe të posedimit të paautorizuar të armës.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

VDEKJE E DYSHUAR

Kamenicë 27.08.2022-16:55. Viktimamashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor. 

POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS

Fsh. Koznicë, Novo Bërd 27.08.2022-20:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së ti, në një objekt përcjellës është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 7 copë fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.