DYLON

Gjilani fillon programin e financuar nga qeveria britaneze për “Shkollat e shekullit 21”

Gjilani fillon programin e financuar nga qeveria britaneze për “Shkollat e shekullit 21”
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Gjilanit është mbajtur takim i përbashkët i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe përfaqësuesit e programit “British Council” me drejtorët e shkollave për të filluar implementimin e programit për “Shkollat e shekullit 21”, që parasheh zhvillimin e mendimit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodimin në programe të ndryshme kompjuterike.

Në fjalën e tij ca, bashkë më koordinatoren e programit “Shkollat e shekullit 21” të British Council, Edona Begu, në takim me drejtorët kanë thënë se ky është parapërgatitje për të filluar impenentimin e projektit “Shkollat e shekullit 21”.

“Është program edukativ ambicioz i dizajnuar nga British Council e financuar nga Qeveria e Britanisë i cili do të finalizohet brenda 3 viteve. Ky program u ofron nxënësve të Komunës së Gjilanit shkathtësi në mendim kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodim si dhe nxënësit do të kenë mundësinë të praktikojnë shkathtësitë në programim kompjuterik”, kanë thënë ata.

EkoHigjiena

Në kuader të ketij programi shkollat e Komunës së Gjilanit do të pajisen me 790 micro:bit – kompjuter të xhepit me ane të cilave nxënësit do të mund të programojnë në lëndë të ndryshme mësimore që të zgjidhin problemet e përditshme.

Për ndryshe pjesë të programit gjithashtu do të jenë edhe 123 mësimdhënës dhe të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.