Një gol në minutën e 87-të të takimit, nga Armend Thaqi i ka dhënë fitoren skuadrës së Gjilanit, në derbin ndaj skuadrës rivale lokale, Dritës.
Ishte kjo ndeshje e javës së 17-të, e Superligës së Kosovës në futboll, dhe derbi i dytë mes këtyre dy skuadrave në këtë stinor. Derisa derbi i parë (java e tetë), ishte përmbyll baras 1:1, sot skuadra kuq e bardh e mundi skuadrën bardh e kaltër.
Për Gjilanin kjo është fitore madhe e pesta në këtë stinor, derisa për Dritën, lidere e tabelës, kjo ishte humbja e dytë në këtë stinor.
Tani Gjilani lëviz një pozitë më lart në tabelë, do të mbajë pozitën e gjashtë me 21 pikë, derisa Drita mbetet lidere në tabelën e klasifikimit me 37 pikë, shtatë më shumë se Ballkani, i dyti.
Përndryshe, në xhiron e 18 të fundit të këtij stinori (fazës së dytë), Drita pret skuadrën Feronikeli 74, ndërsa Gjilani, skuadër udhëtuese, do të ballafaqohet me Ferizajn. /2LONLINE/