Gjilani është fitues i derbit pasi mundi rivalin lokal Dritën me rezultat minimal, me golin e vetëm të mesfushorit Albert Dabiqaj, të shënuar në pjesëlojën e dytë (47’).
Kjo fitore e Gjilanit e mbanë atë në pozitën e parë me 28 pikë, ndërsa Drita ngelet në kuotën e 25 pikëve dhe zbret në pozitën e tretë.
Përndryshe, derbi i luajtur në stadiumin e qytetit të Gjilanit solli lojë të mirë në fushë dhe atmosferë në tribuna, si nga “Skifterët” si nga “Intelektualët”. Por, krahas lojës Gjilani mori edhe pikët e plota dhe synim sigurisht do ta ketë një rrugëtim të tillë me lojë që ia sjellin fitoren dhe pikë të reja, ndërsa Dritës i ngelet ta harrojë sa më parë këtë humbje dhe të përqendrohet në takime tjera, për të synuar rezultate pozitive, e sidomos të gjej zgjidhje për të shënuar, sepse përkundër lojërave të mira, pa gol nuk ka as fitore.
Përndryshe, Gjilani në fundjavë si mysafire luan ndaj Llapit, ndërsa Drita si nikoqire e pret Dukagjinin. /2LONLINE.com/