Fitorja e sotme e Gjilanit në derbin më të madh të futbollit kosovar, Drita – Gjilani, në njërën anë dhe barazimi në takimin tjetër, Ballkani – Prishtina, ka bërë që në dy vendet e para të tabelës së klasifikimit, tani të jenë pozicionuar dy ekipet gjilanase, duke e bërë luftën për titull kampioni interesante dhe faktin se është bërë edhe një hap tutje që ky titull të mbetet definitivisht në qytetin e Gjilanit.
Kam mbetur vetëm edhe dy xhiro dhe këto dy skuadrat gjilanase duket se po e bëjnë të mundur që qyteti i Gjilanit me të drejtë të njihet edhe si qytet i sportit, i kampionit, i titullit të më të mirit.
Përndryshe, në kuadër të javës së 31 të Ipko Superligës në futboll, derbi më i madh i futbollit kosovar, i takoi skuadrës së Gjilanit. Ballafaqimi Drita – Gjilani përfundoi me rezultat 0 me 2
Lojtarët Sebino Plaku dhe Adenis Shala ishin realizatorë të dy golave të fitores, i pari në minutën e 54-të të takimit dhe i dyti në kohën shtesë 90+2.
Me fitoren e sotme Gjilani ngritët në kuotën e 64 pikëve duke u pozicionuar në pozitën e dytë me vetëm një pikë më pakë se lideri, Drita, dhe një më shumë se Ballkani në pozitën e tretë.
Pikërisht ballafaqimi i radhës së Gjilanit është me skuadrën e Ballkanit, takim që e luan si vendës, deri sa në xhiron e fundit do të udhëtojë për t’u ballafaquar me Flamurtarin.
Në anën tjetër, Drita, përkundër humbjes ruan kreun e tabelës me 65 pikë dhe në xhiron e 32-të luan kundër Drenicës, për ta përmbyllur kampionatin në takimin me Ballkanin.
Pra dy pozitat e para që i mbajnë aktualisht skudrat gjilanase, Drita e Gjilanit atakohen pikërisht nga skuadra e Ballkanit me të cilën skuadër do të kenë ballafaqim të drejtpërdrejtë, edhe Drita edhe Gjilanit. /2LONLINE.com/