(2LONLINE) – Dihen çiftet e çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës, pasi sot në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës, në prezencën e përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit. që ka përcaktuar që në çerekfinale të takohen dy rivalët lokal Gjilani – Drita.
Në fakt, me kërkesë të dy klubeve gjilanase, Drita dhe Gjilani dhe më pëlqimin e të gjithë përfaqësuesve të klubeve të pranishëm në short u vendos që këto dy skuadra të ballafaqohen në këtë fazë të garave, me qëllim të promovimit sa më të mirë të futbollit të Kosovës, duke e ditur se ballafaqimet e këtyre dy rivalëve lokalë gjithmonë kanë dhuruar spektakël.
Përballje interesante do të jetë edhe takimi në mes të Llamkos Kosovës dhe Ferizajit. Besa do të jetë nikoqire e Hajvalisë, ndërsa Istogu e pret Ferronikelin.
Ndeshjet janë me sistem eliminimi, ndërsa do të zhvillohen nga data 28 shkurt deri me 3 mars.
Që të gjitha do të jenë në transmetim të drejtpërdrejt në televizion./2lonline/