Qemajl Mustafa, kryetar i komunës së Gjilanit, duke folur për rëndësinë e këtij projekti simbolik për Gjilanin, tha se ai na kujton të kaluarën tonë. Ai ka premtuar se përkushtimi institucional për rikthimin e trashëgimisë sonë nuk përfundon me Sahat Kullën .
“Rikthimin e vlerave të tilla, siç edhe Sahat Kulla, njëra prej tyre, do të bëjmë edhe në të ardhmen”, ka premtuar kreu i Gjilanit. Sipas tij, me përkushtim të përbashkët të komunës dhe qeverisë, në Gjilan do të realizohen edhe projekte tjera të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK), Artan Hoxha, tha se ndihet i kënaqur që Kulla e Sahatit, një vlerë me të cilën dikur është identifikuar Gjilani, sot po rikthehet në këtë qytet.
Hoxha falënderoi MKRS-në dhe Komunën e Gjilanit, për përkrahje të projektit dhe caktimin lokacionit për ndërtimin e Kullës së Sahatit, e cila do të jetë e lartë 30 metra dhe 3.80 metra e gjerë./3lonline/