Të enjten (20.07.2017), nën organizimin e zyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe në bashkëpunim e përkrahje nga Banka Botërore, organizohet konferencë me temen “Roli i të rinjve në zhvillimin ekonomik lokal”.
Pjesëmarrës në konferencë do të jenë kryetarët e komunave të rajonit lindje, kompanitë e mëdha të Anamoravës, donatorë si USAID, UNDP etj., përfaqësues të sektorit të rinisë, si dhe një delegacion nga Banka Botërore në Washingron DC, i udhëhequr nga dr. Gloria de Cava.
Konferenca fillon në ora 9.30, në Vali Ranch (Përlepnicë).