DYLON

Selimi: Nëse i kanë numrat, le ta thërrasin seancën tash. Nëse jo, le ta thonë!

Selimi: Nëse i kanë numrat, le ta thërrasin seancën tash. Nëse jo, le ta thonë!
Avatar photo Redaksia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka bërë me dije se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk i ka numrat për ta formuar Qeverinë e re.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se pretendimet e këtij koalicioni, se do ta bëjë Qeverinë me “X” deputetë, pa dhënë emra të tyre, janë të padinjitetshme. Sipas tij, shtyrja e seancës konstituive e Kuvendit tregon se PAN-i nuk i ka numrat për formimin e institucioneve.

“Kaluan më shumë se pesë javë dhe ende kanë ngelur në një fjali të vetme se ‘i kemi numrat’. Nëse i kanë numrat, le ta thërrasin seancën tash. Nëse jo, le ta thonë”, ka thënë Selimi.

EkoHigjiena

Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje! i ka aleatët e nevojshëm për ta bërë Qeverinë pa kushtet e Serbisë dhe pa votat e Listës Serbe.

Selimi e ka kundërshtuar edhe idenë që vendi të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse.

BURIMI: Epoka e Re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.