Në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore të thellë ndaj Besën, me rezultatin 5 me 1.
Skuadra kuq e bardhë tundi pesë herë portën kundërshtare ndërsa pranoi vetëm një gol.
Golat për gjilanasit i shënuan: Arbër Çyrbja, Muhamed Useini, Gerhard Progni, Ardit Hila (nga penaltia) dhe Keita Razak derisa për mysafirët shënoi Ardit Tahiri.
Gjilani me fitoren e sotme tubon 40 pikë dhe mban pozitën e 4-të në renditjen tabelare, kurse duelin e radhës e zhvillon si vendas kundër Feronikelit në fundjavën e ardhshme.