Skuadra e futbollit SC Gjilani ka triumfuar në miqësoren kundër ekipit nga Durrësi, SK Teuta, duke e mundur 3 me 1.
Përforcimet e skuadrës gjilanase, të këtij afati kalimtar, u treguan efikas pasi Vilfor Hysa e Ledjon Muçaj ishin realizator të dy golave në këtë takim, sikurse sulmuesi ferizajas Edon Sadriu, që ishte golashënues i golit të tretë
Kështu, kuq e bardhët të udhëhequr nga kryetrajneri, Sadat Pajaziti arritën meritueshëm këtë fitore në këtë miqësore, e katërta me radhë që luan skuadra gjilanase, gjatë periudhës përgatitore e që ishin një mundësi për t’u testuar ekipi, futbollistët para fillimit të kampionatit të Kosovës në futboll.