Ramadani: Idetë mbi ndarje territoresh i takojnë mendësive të kaluara

Ramadani: Idetë mbi ndarje territoresh i takojnë mendësive të kaluara

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani, ka shkruarn ë profili ne tij se Idetë mbi ndarje territoresh i takojnë mendësive të kaluara. “Kosova s’ka nevojë fare për ide rreth modeleve tjera. Kosova vetëm duhet të njihet kështu si shtet, që ekziston. Sepse, ekziston. Sepse, funksionon…”

Ja postimi i plotë:

Idetë mbi ndarje territoresh i takojnë mendësive të kaluara

Zgjidhjet e konflikteve përmes metodave johumane janë tragjike. Janë dëshmuar si të tilla në rajone të ndryshme gjithçkah nëpër botë.
Kosova është pajtuar dhe implementon me sukses të dukshëm modelin e demokracisë pushtet-ndarëse (modelin e teorizuar nga Arendt Lijphart në vitet e 1960ta). Model ky që funksionon në bazë të përfaqësimit jo-proporcional të komuniteteve pakicë.

Secili model tjetër (shkëmbim territoresh, ndarje territoriale, deportimi, hegjemonia, federalizmi apo të tjera) është më pak demokratik dhe shkelë të drejtat e liritë themelore të njeriut.

Prandaj, Kosova s’ka nevojë fare për ide rreth modeleve tjera.
Kosova vetëm duhet të njihet kështu si shtet, që ekziston. Sepse, ekziston. Sepse, funksionon.

Asgjë më pak!

KOMENTE