Në Komunën e Gjilanit janë 25 të infektuar aktivë me COVID-19, në 12 burime të infeksionit, praktikisht në 12 shtëpi. Konfirmohet nga ekipet shëndetësore se janë raste me simptoma të lehta.
“Deri më tani, Gjilani ka pasur 98 raste në total që kanë rezultuar pozitivë në gjithë fazën e përballjes me pandeminë, 71 të shëruar plotësisht, derisa fatkeqësisht dy kanë vdekur”, ka thënë kryetari Haziri, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ai ka njoftuar se sot janë 76 mostra për testim, duke përfshirë edhe ato të ditës së djeshme dhe janë në pritje të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për ta pasqyruar gjendjen reale.
Siç ka deklaruar Haziri, bazuar në monitorimin e gjendjes, po pritet që edhe 13 raste të negativizohen nga këto 25 që janë aktive./2LONLINE.com/