Autoritetet policore kanë bërë me dije se një vajzë e moshës së mitur nga Gjilani është zhdukur dhe se këtë e ka raportuar në polici nëna e saj.
Sipas Policisë së Kosovës, ankuesja femër ka informuar se vajza e saj e moshës së mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.