Sipas raportit policor, Policia e Kosovës, njësitet e stacionit Policor të Gjilanit janë njoftuar për një aksident trafiku në qytetin e Gjilanit, afër “Hallës së sporteve”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije nga hetimet në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vetura BMW me targa zvicerane, drejtuar nga vozitësi shqiptar, shtetas i Kosovës, nga pakujdesia ka goditur motoçiklistin.
Përveç dëmeve materiale, lëndime të trupore ka pësuar motoçiklisti. Rasti i dedikohet Gjykatës.