Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit, po vazhdon kontrollet me qëllim të zbatimit të masave në bazë të vendimit të Qeverisë, zyrtarë policorë në vazhdimësi kontrollojnë zonat e frekuentuara me qytetarë.
Personat që hasen në kundërshtim me këto masë do të përballen me ligjet në fuqi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për luftimin e pandemisë Covid – 19.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në raportin 24 orësh të Policisë në Gjilan gjithashtu raportohet edhe për raste tjera penale.
Hashani thotë se sipas të gjeturave janë shqiptuar 192 kundërvajtje për moszbatim të masave në bazë të vendimit të Qeverisë, ndërsa për kundërvajtje tjera 125 tiketa përfshirë kundërvajtjet në komunikacion rrugor.
Në bazë të raporteve zyrtare janë arrestuar dhe ndaluar në mbajtje 10 persona të përfshirë ne vepra penale. /2LONLINE.com/