DYLON

Ministri Mehaj e dekoroi me medalje kolonelin amerikan, William Woodrad

Ministri Mehaj e dekoroi me medalje kolonelin amerikan, William Woodrad
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendës-komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, priti sot në takim lamtumirës shefin e këshilltarëve të NALT-it, kolonelin amerikan, William Woodrad.

Me këtë rast, ministri Mehaj, e dekoroi kolonel Woodrad me medaljen “Shërbim i shquar” për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së  Mbrojtjes dhe FSK-së, gjatë kohës sa ka shërbyer në NALT.

EkoHigjiena

Në këtë takim lamtumirës, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin e kolonel Woodard, përveç tjerash,  edhe në koordinimin efektiv me NALT, duke besuar se një bashkëpunim i ngjashëm do të vazhdojë edhe më tutje nga pasardhësi i tij, i cili pritet të emërohet së shpejti.

Gjithashtu, edhe gjeneral major Enver Cikaqi, me motivacion për vizion strategjik, udhëheqje dhe përkushtim të lartë në zhvillimin e FSK-së, e dekoroi kolonelin Woodard me medaljen “Shërbim vetëmohues”.

Nga ana e tij, kolonel Woodard vlerësoi lartë të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së duke shprehur besimin në realizimin e suksesshëm të vizionit të ministrit të Mbrojtjes. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.