Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë, në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar video incizim në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Gjilan – Kamenicë, ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut dhe ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njofitmin e policisë. /2LONLINE/