DYLON

Drejtoresha e Shëndetësisë, Aurora Osmani mirëpret përfituesit e thirrjes publike për mbështetje financiare të organizatave jo-qeveritare

Drejtoresha e Shëndetësisë, Aurora Osmani mirëpret përfituesit e thirrjes publike për mbështetje financiare të organizatave jo-qeveritare
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani, sot priti në takim zyrtar përfituesit e thirrjes publike për mbështetje financiare të organizatave jo-qeveritare.

“Këtë vit janë ndarë 40 mijë euro subvencionim për OJQ-të, të cilat kanë aplikuar në përputhje me objektivat e thirrjes publike”, ka bërë me dije drejtoresha Osmani.

EkoHigjiena

Shoqata Handikos ‘Forcimi i qëndrueshmërisë së të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar’ – shuma e financimit publik 7200 euro

Inkluzioni ‘Mbështetja e fëmijëve me çreegullim të të folurit përmes qasjes gjithpërfshirëse, dhe krijimi i një ambienti të përshtatshëm për zhvillim’- shuma e financimit publik 6300 euro

Qendra e Kujdesit Ditor Pema ‘Ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse psiko-sociale dhe të rehabilitimit’- shuma e financimit publik 6100 euro

Down Syndrome- Dega në Gjilan ‘Kujdesi juaj sot, garanton mirëqenien time’- shuma e financimit publik 6000 euro

SHNV ‘Shërbime specifike për të verbër’- shuma e financimit publik 4400 euro

Autizmi ‘Shërbime terapeutike me bazë në shtëpi për fëmijët me autizëm në Komunën e Gjilanit’ -shuma e financimit publik 2800 euro

OFAP ‘Ofrim të shërbimeve profesionale psikologjike dhe psiko-edukim për fëmijët dhe familjet në nevojë në Komunën e Gjilanit’ – shuma e financimit publik 2100 euro

Agro-Farm ‘Përmirësimi i kushteve të familjeve me gjendje të rëndë socio-ekonomike’- shuma e financimit publik 2100 euro

NGO Thesari ‘Kursi mësimor i gjuhës shqipe, lëndëve shkencore, shoqërore, art dhe vallëzim për fëmijët në asistencë sociale’- shuma e financimit publik 1900 euro

Qendra Edukative e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta ‘Fuqizimi i fëmijëve dhe të rinjëve me aftësi të kufizuar intelektuale. Rritja e mirëqenies së tyre mendore, fizike dhe promovimi i përfshirjes sociale dhe vullnetarizmit për këtë grup të synuar’- shuma e financimit publik 1100 euro

“Në vazhdimësi do të sigurohemi që kategoritë në nevojë të marrin ndihmën e merituar institucionale”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Aurora Osmani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.