Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se Policia e Kosovës është se në rrugën “,Idriz Seferi” në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale.
Me të arritur njësiti reagues në rast, njëri nga të involvuarit në aksident, i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës, duke mos përfillur fare urdhrat verbale të zyrtarëve policor e duke bërë veprime të pakontrolluara në vendngjarje, ka lënduar njërin nga zyrtarët policor duke i shkaktuar lëndime.
“I dyshuari është venë nën kontroll dhe është arrestuar nga policia dhe është sjellë në stacion. Pas verifikimit në bazën e të dhënave rezulton të ketë dy urdhëresa nga Gjykata Themelore në Gjilan. I dënuar në total me 17 ditë burg efektiv. Urdhëresat Gjyqësore janë realizuar me dërgimin e të njëjtit në vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe rasti t’i dedikohet Prokurorisë Themelore në Gjilan.