Brenda javës 21 aksidente, fatkeqësisht një me fatalitetfotoilustrim

Brenda javës 21 aksidente, fatkeqësisht një me fatalitet

Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (21 shkurt–27 shkurt), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 21 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 602 tiketa gjobitëse.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 21 aksidente trafiku, nga të cilat 9 me lëndime në njerëz, 11 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime si dhe fatkeqësisht një aksident fatal.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 602 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, duke iu referuar të njëjtit raportit javor, në këtë rajon janë shënuar 40 incidente, ndërsa ka pasur 28 të arrestuar të atyre që kanë ra ndesh me ligjin.

KOMENTE