Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se në kafiterinë “Berlini 1”, 7-8 persona të maskuar, ku dy prej tyre të armatosur me revole, nën kërcënimin e armëve kanë goditur me shufra metalike viktimën, punëtor në kafiteri, me ç’rast i shkaktojnë lëndime trupore ne koke.
“Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Personi i lënduar është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Gjilan, ku pas ndihmës se dhëne është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm. Sipas mjekut kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë nënkolonel Azizi.
Sipas tij, në vendngjarje ka dalë Forenzika e stacionit, ku kanë bërë procesimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me rasti është konsultuar Prokurori, i cili ka sugjeruar që rasti të cilësohet “Vrasje në tentativë“ dhe t’i procedohet NJHR-se për hetime të mëtutjeshme.