Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste, të ndara, të dhunës në familje, ku në njërin ras,t i dyshuari ka kanosur ish bashkëshorten, e në tjetrin rast, i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten. Të dyja rastet, të cilësuara nga policia si “dhunë në familje”, janë regjistruar në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.
“Në Gjilan më 21.08.2020, ora 08:00, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit kishte kanosur viktimën (ish bashkëshorten e tij) femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje
“Gjilan 21.08.2020-04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht (bashkëshorten e tij) viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor, për rastin tjetër. /2LONLINE.com/
.