Gjatë 24 orëve të fundit, 28 aksidente trafiku, njëri me fatalitet

Gjatë 24 orëve të fundit, 28 aksidente trafiku, njëri me fatalitet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 28 aksidente trafiku, prej tyre 1 me fatalitet, 13 janë me të lënduar, ndërsa 14 me dëme materiale, pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 620 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 16 persona, 9 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE