Autoritetet policore, përmes raportit 24 orësh, kanë bërë me dije se në Gjilan, në dy raste të ndara, janë regjistruar dy raste të dhunës në familje, policia ka arrestuar dy të dyshuar.
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Gjilan 26.09.2021 – 16:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare e mitur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Gjilan 28.09.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, ka kanosur dhe ka tentuar ti sulmojë bashkëshorten dhe djalin e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/