Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste: “falsifikim i paras”, të cilat janë regjistruar në komunë ne Gjilanit, një në rrugën e Malishevës dhe një në lagjen Arbëria të Gjilani, ku viktimat kanë raportuar se në marketet e tyre, të dyshuarit, kanë blerë me bankënota prej 100 euro që dyshohet të jenë false.
Raporti i policisë:
FALSIFIKIM I PARASË
· Rr. Malishevë-Gjilan 12.02.2021-15:20.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se në marketin e tij, dy të dyshuar të panjohur kanë blerë cigare në vlerë prej 15 euro të cilat i kanë paguar me një monedhe prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.
· Lagja Arbëria, Gjilan, 13.02.2021 – 18:02. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se në marketin e tij, dy të dyshuar të panjohur kanë blerë gjëra ushqimore të cilat i kanë paguar me një monedhe prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime. /2LONLINE.com/