Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të grabitjes së armatosur, ku tre punëtorët e një marketi në Gjilan, janë ballafaquar me një grabitës të armatosur.
Raporti i Policisë
GRABITJE E ARMATOSUR
Gjilan 28.11.2022-22:32. Tre viktimat, meshkuj kosovar, punëtorë në një market, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës u ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të njëjtit gjatë ballafaqimit me të dyshuarin, kanë arritur ta ndalojnë.
Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar si dhe ju është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/