DYLON

Takimi i menaxhmentit të projektit ERASMUS+ “ENEMLOS”

Takimi i menaxhmentit të projektit ERASMUS+ “ENEMLOS”
Avatar photo Redaksia

Menaxhmenti i projektit ENEMLOS ka mbajtur takimin e radhës, ku nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” pjesëmarrës ishte prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka së bashku me Gjyqtarin z. Ramiz Azizi, ish Kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan si dhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Avokat Behar Ejupi.

Projekti ENEMLOS,  ka të bëjë me krijimin e Klinikave Ligjore në Fakultetin Juridik të universitetit tonë, klinika të cilat kanë filluar që të funksionojnë, duke marrë parasysh ndryshimin e programit të Fakultetit Juridik, pasi që klinikat ligjore në të gjitha fushat janë bërë si lëndë të detyrueshme, pastaj krijimi i zyrës për klinika ligjore e po ashtu do të bëhet përzgjedhja e studentëve pas konkursit, të cilët do të angazhohen në këto klinika.

EkoHigjiena

Si partner tjerë nga Kosova janë edhe Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prishtinës, kurse koordinator i projektit është Universiteti i Podgoricës në Mal të Zi. Projekti ka edhe tre partnerë ndërkombëtarë nga Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.