Policia e Kosovës, njësitet policia në komunitet gjatë vizitave të rregullta nëpër shkolla kanë identifikuar disa pjesë të oborreve të disa shkollave që janë shumë të errëta dhe vështirësojnë edhe lëvizjen e lirë të nxënësve gjatë orëve të mbrëmjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ambientet e tilla vështirësojnë edhe punën e policisë për realizimin e planit operative që ka për qellim sigurinë e nxënësve.
“Duke pasur parasysh se Mungesa e ndriçimit krijon kushte pa sigurie për nxënësit por edhe për të gjithë stafin shkollor e me gjerë nga ana e njësitit të policisë në komunitet është bërë një kërkesë zyrtare në Drejtorinë për Shërbime Publike, dhe menjëherë ekipet komunale në terren ju ka përgjigjur kësaj kërkesë duke rregulluar ndriçimin për rreth oborreve të shkollave” , ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai tha se Policia e Kosovës është e përkushtuar për ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vet. /2LONLINE.com/