Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të “vjedhjes së rëndë” e ku është arrestuar i dyshuari në flagrancë. Rasti ka ndodhë në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i Policisë së Kosovës ka bërë me dije se më 28 nëntor 2021, rreth orës 19:40, në Gjilan është pranuar një informatë përmes rrugëve operative se një vjedhje është në progres në një shtëpi banimi.
“Menjëherë kane reaguar njësitet policore me këtë rast kanë arritur të lokalizojnë të dyshuarin, e më pas i njëjti është arrestuar, deri sa ishte duke kryer veprën”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është vënë masa e ndalimit policor për 48 orë .
Rasti i dedikohet Prokurorisë Themelore. /2LONLINE.com/