Kryesia e Partisë së Drejtësisë (PD), Dega në Gjilan, në mbledhjen e saj të fundit dhe analizës së bërë, konstatoi se bashkëqeverisja ndërmjet PD-së, Dega në Gjilan dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, nuk përkon më me realitetin e krijuar.
Skender Berisha, kryetari i PD-së, Dega në Gjilan, përcjellë vendimin e PD-së, duke thënë se ky subjekt dhe LDK-ja, si dy subjekte politike nuk ndajnë më përgjegjësitë dhe obligimet, andaj Kryesia e PD-së, shkëputë marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK-në, bazuar në këto pika:
*Mospërmbushja e obligimeve nga (LDK), Dega në Gjilan si subjekt politik, karshi subjektit tjetër politik (PD), Dega në Gjilan në bashkëqeverisje, edhe pas kërkesës së saj zyrtare nga ana e PD-së, në përputhje me realitetin e krijuar.
*Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan, nuk e sheh të arsyeshme të jetë mbështetës i LDK-së, Dega në Gjilan, pa patur mundësinë e veprimit.
Në lidhje me bashkëpunimin e deritanishëm, Kryesia e Partisë së Drejtësisë, Dega në Gjilan, falënderon Degën e LDK-së në Gjilan, Kryetarin Haziri dhe gjithë ata që kanë bashkëpunuar me PD-në.
“Do të jemi zë i fuqishëm në të mirë të qytetarëve, zë kritik dhe zëri i arsyes duke mos hezituar të jemi mbështetës i gjitha proceseve pozitive të vendit tonë”. Gjithashtu, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim, të hapur për dialog duke shikuar gjithmonë interesat e qytetarëve të Komunës së Gjilanit”, thuhet në fund të vendimit, të Degës së PD-së, në Gjilan.