/2L ONLINE/ – Ditë më parë, Policia në Gjilan kishte raportuar për dy të arrestuar në një ordinancë private në Gjilan, për veprën penale”Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ndërsa sot është bërë e ditur se edhe i dyshuari i tretë, menaxheri i një ordinance private, ësh ndalur për 48 orë. Në fakt, ai ishte kërkuar nga policia por në atë kohë ishte jashtë vendit dhe me datë 06.06.2016 është paraqitur në Polici. I njëjti është intervsituar në prezencën e mbrojtësit ku ka mohuar veprën penale. Me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Përndryshe rikujtojmë rastin kur Issmet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ditë më parë, kishte bërë të ditur se Policia e Kosovës, njësitet kundër krimeve Ekonomike nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, përmes rrugëve operative kanë pas dyshime të bazuara dhe të arsyeshme për veprën penale”Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ në një ordinancë mjekësore private në Gjilan
Ai kishte thënë se bazuar në Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, hetuesit policor përmes masave të fshehta kanë hyrë në ordinancë kanë komunikuar me dy persona përgjegjës një infermier dhe një ekonomist, që të dytë punëtorë të ordinancës private, e certifikuar për lëshimin e certifikatave mjeksore për patent shofer të kategorive të ndryshme. Atyre i u janë marrë gjeneralet pa prezencën e mjekut dhe pa asnjë ekzaminim mjekësor.
Sipas, zëdhënësit Hashani, ishte bërë pagesa 25€, (kandidatit për certifikatë) i kanë thënë që të kthehet pas 30 minutave dhe gjithçka është e kryer.
“Pas gjysmë ore në ordinancë është kthyer hetuesi policor dhe është pajisur me certifikatë mjekësore (Hetuesi i përfshirë në masat e fshehta). Polica e Kosovës gjatë kontrollit që i kanë bërë të dyshimtit i janë gjetur dhe konfiskuar kartëmonedhat e lartshënuara në portofolin e tij. Po ashtu gjatë bastisjes së ordinancës janë sekuestruar përkohësisht një shtëpizë kompjuterike JNC, tri vula të mjekëve të cilët mundë të jenë të angazhuar në komisionin për dhënien e certifikatave mjekësore, dy libra protokolli”, kishte thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, pas përfundimit të kontrollit të dyshuarit H. K. dhe B. F. janë arrestuar dhe sjellur në zyrat e e hetimeve rajonale dhe pas intervistimit me aktëvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hashani. Ndërkohë që tani kemi edhe të dyshuari ne tretë që pas paraqitjes në polici dhe intervistimit të tij, është ndalur po ashtu për 48 orë. /2L ONLINE/