Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në rrugën “Gjon Sereqi”, në Gjilan, policia e Kosovës, njësitet kundër trafikimit me qenie njerëzore, kanë arrestuar dy personat e dyshuar, një shqiptar, shtetas i Kosovës (1949) dhe një boshnjake me banim në Kosovë (1964), për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje tëveprës kundërvajtëse , “Marrje me Prostitucion”.
“Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policor të Policisë së Kosovës. Pas kompletimit të rastit të dyshuarit janë dërguar me procedurë të shpejt në Gjykatën Themelore në Gjilan/ Divizioni për kundërvajtje”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.