Autoritetet policore knaë bërë me dije se një person është therur me thikë të dielën mbrëma në Gjilan.
Policia e Kosovës ka thënë se tentim vrasja ka ndodhur në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë”.
“Viktima mashkull ka raportuar se një person e ka sulmuar atë me një mjet të mprehtë-thikë duke i shkaktuar lëndime ”, thuhet në raportin policor.
Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati