“Ishte nisur për në shkollë, por nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj”.
Kështu është njoftuar policia e Gjilanit nga ankuesja, nëna e një vajze, pasi ajo nuk ishte kthyer në shtepi, dhe se tani, pas njoftimit edhe të prokurorit, rasti po hetohet nga njësitet relevante policore.
Raporti i policisë:
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Medllin Olbrajt, Gjilan / 12.03.2024 – 10:00. Më 13.03.2024 ankuesja femër/kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër/k, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore.