DYLON

Pastrohen mbi tre kilometra të shtratit të lumit në Malishevë

Pastrohen mbi tre kilometra të shtratit të lumit në Malishevë
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan po vazhdon pastrimi i shtretërve të lumenjve, me qëllim të shmangies së vërshimeve të mundshme.

Kryetari i Komunës Alban Hyseni,  ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen për pastrimin e shtratit të lumit në fshatin Malishevë.

EkoHigjiena

Hyseni tregoi se janë pastruar mbi tre kilometra të shtratit të lumit që kalon përgjatë gjithë fshatit.

“Po vazhdojmë me  pastrimin  e shtretërve të lumenjve, me qëllim për të shmangur vërshimet”, tha kryetari Hyseni.

Kryetari shoqërohej edhe nga drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim, Bejtullah Osmani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.