Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri iu është gëzuar lajmit se nga 80 mostrat e fundit që janë testuar për koronavirus, nuk e kemi asnjë rast të ri të infeksionit.
Ai e vlerësoi këtë si një lajm shumë të mirë për Gjilanin. “Nga 80 testet e fundit për #Covid19, nuk e kemi asnjë rast të ri të infeksionit. Ndërkohë, 32 qytetarë janë në vetizolim, por në menaxhim dhe kontroll nga organet shëndetësore dhe emergjencat civile”, thotë ai, transmeton 2LONLINE.com
Haziri ka kërkuar që qytetarët gjilanas të vazhdojnë t’i zbatojnë vendimet e institucioneve të Republikës.
“Dil vetëm për shërbime, por duke i përdorë masat preventive, maskat, dorezat e duke e mbajtur distancën sociale”, thotë i pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.