Kamenica me vetëm 4 raste aktive me COVID-19, ndërkohë që 36 janë shëruar plotësisht

Kamenica me vetëm 4 raste aktive me COVID-19, ndërkohë që 36 janë shëruar plotësisht

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës dy mostrat e marra kanë rezultuar negative, ndërsa një person është shëruar.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati tha se duhet të vazhdojmë t’i ndjekim udhëzimet e organeve kompetente për ta kaluar këtë sfidë.

“Edhe dy (2) mostra të marra nga IKShP, kanë rezultuar negative, ndërsa një person tjetër nga komuna jonë është shëruar plotësisht.

Nuk duhet të kemi shkujdesje në raport me udhëzimet e organeve kompetente sepse akoma nuk e kemi kaluar këtë sfidë”, ka thënë Kastrati.

Në Komunën e Kamenicës gjithsej kanë qenë 40 raste, ku prej tyre janë shëruar plotësisht 36 persona, ndërsa katër raste janë akoma aktive.

KOMENTE