Nesër organizohet sesion informues për fermerët për të aplikuar për grante
Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan fton fermerët që të marrin pjesë në sesionin informues që mbahet nesër (13.07.2022) për të aplikuar për grantet e sivjetme në kuadër të programit për zhvillim rural të organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Sesioni informues mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës me fillim në ora 10:00. /2LONLINE/