/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan përmes linjës emergjente, ka pranuar një informatë se i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës (1971), është duke thyer orenditë e shtëpisë, si dhe janë dëgjuar të shtënë me armë zjarri brenda shtëpisë së tij.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë i janë përgjigjur rastit ku me të arrit tek shtëpia e të dyshuarit, i njëjti është takuar brenda shtëpisë së tij i vetëm. Në vendin e ngjarjes janë gjet të demoluar orenditë e shtëpisë dhe pocashtu janë gjet prova të qëndrueshme se është shtënë me armë zjarri brenda shtëpisë së tij.
“I dyshuari ka dorëzuar armën e zjarrit të llojit Pistoletë, marka “Sigarms’’ prodhimi Gjerman, një karikatorë dhe dy fishekë të cal.9mm. Brenda shtëpisë janë gjetur edhe dy gëzhoja të cal.9mm. Arma, municioni dhe dëshmitë e gjetura janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policorë”, ka thënë toger Hashani.
Sipas tij, dyshohet se i arrestuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe nuk ka mundur t’i kontrolloj veprimet e tija.
Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Rasti procedohet në prokurori. /2L ONLINE/