Me rastin e shënimit të përvjetorit të tetë të ndarjes nga jeta të z. Halit Ferizit (ish kryetar i Handikos-it dhe themelues i tij) në shenjë përkujtimi të veprës, përkushtimit dhe punës që ai ka bërë për të drejtat dhe barazinë e qytetarëve e në veçanti avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë, HandiKOS dhe KBK “Drita” organizojnë turneun ndërkombëtar memorial ”HALIT FERIZI”.
Në këtë turne tashmë tradicional i cili organizohet për tetë vjetë me radhë, përveç 6 ekipeve të basketbollit në karroca të Kosovës, këtë vit do të merr pjesë edhe një ekip nga Sllovenia dhe një nga Shqipëria. Ekipet që radhiten në tri vendet e para do të stolisen me kupa dhe medalje.
Ekipet pjesëmarrëse janë:
– KBK “Maribori” – Slloveni
– KBK “ADP Albania” – Shqipëri
– KBK “Drita” – Gjilan
– KBK “Prishtina” – Prishtinë
– KBK “Vëllaznimi” – Gjakovë
– KBK “Ferizaji” – Ferizaj
– KBK “Trepca” – Mitrovicë
– KBK “Marsi” – Prizren
Po ashtu në këtë ditë, do të jenë prezent edhe shumë persona me aftësi të kufizuar dhe familjarë të tyre, përfaqësues te institucioneve lokale dhe atyre qendrore, qytetarë dhe sportdashës të basketbollit nga të gjitha komunat e Kosovës.
Andaj, ne kemi kënaqësinë të ju ftojmë të jeni prezent në turneun ndërkombëtar memorial “HALIT FERIZI”.
Turneu, organizohet në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta Petriti”, në Gjilan, më datë 6-7 Maj 2017, duke filluar nga ora 10:00.