DYLON

Shoqata e Malazezëve themelon Shpërblimin Ndërkombëtar për Letërsi “Radovan Zogoviq”

Shoqata e Malazezëve themelon Shpërblimin Ndërkombëtar për Letërsi “Radovan Zogoviq”
Avatar photo Redaksia

Shoqata e Malazezëve të Kosovës, në bazë të Statutit të kësaj organizate, ka marr vendim me të cilin themelohet Shpërblimi Ndërkombëtar për Letërsi “Radovan Zogoviq”.

Kështu ka bërë të ditur Slobodan M.Vujicic, kryetari i Shoqatës dhe i Unionit të Malazezëve të Kosovës, sipas të cilit ky çmim do t’u ndahet krijuesve nga e tërë bota, krijimtaria e të cilëve përmban vlera të larta letrare dhe artistike dhe do të promovojë paqen, miqësinë dhe vlerat universale, mbi të cilat bazohet bota e civilizuar.

Përndryshe, çmimi për herë të parë do të dorëzohet në solemnitetin me rastin e “Ditës së Malazezëve” në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.